Jump to content

situatë

Nga Wiktionary

SITUATË f.

  • 1. Tërësia e rrethanave dhe e kushteve ekonomike, shoqërore, politike, ushtarake etj., që krijohen në një vend në një periudhë të caktuar; gjendje. Situata politike. Situata e brendshme (e jashtme). Situata ndërkombëtare. Situatë revolucionare. Situata në front. Në çdo situatë. Forcohet situata e brendshme. Bisedë për situatën. Sqaroi situatën. I bën ballë çdo situate. E ndryshoi situatën. Të rrojmë me situatat!
  • 2. Gjendja e një pune, e një njeriu etj., rrethana zakonisht të vështira e me pasoja. Situatë e vështirë (e rëndë). Doli nga situata. E ka në dorë (e zotëron) situatën.
  • 3. usht. Gjendja e veprimeve luftarake në një pjesë të fushës së betejës, e cila përcaktohet nga përpjesëtimi dhe vendosja e forcave. Situata taktike. Harta e situatës. U njoh me situatën. Raportoi mbi situatën. Mori (dha) situatën. E hodhi situatën në hartë.
  • 4. let. Çaste të një vepre dramatike gjatë të cilave veprimi merr tipare më të theksuara në një drejtim. Situata komike (tragjike).