shtjellë
Appearance
SHTJELLË f.
- 1. Zhvillimi a shtjellimi i diçkaje; rrjedhë. Në shtjellë të historisë (të ngjarjeve).
- 2. Rrymë uji që rrotullohet me shpejtësi në lumë, në liqen etj., duke formuar një si hinkë aty ku rrjedha ndesh në një pengesë ose aty ku ndeshen dy rrjedha të kundërta; vendi ku formohet një rrymë e tillë uji, vorbull, gjeratore. Shtjellat e lumit. E thithi shtjella. U mbyt (humbi) në shtjellë.
- 3. Erë e fortë që sillet rrotull dhe ngrihet përpjetë si hinkë, duke marrë me vete pluhur, gjethe e sende të tjera të lehta, shakullinë, dredhë; lëvizje shakullore e diçkaje. Shtjellë ere. Shtjellat e ajrit. Shtjellë pluhuri.
- 4. fig. Valë e rrëmbyeshme punësh a ngjarjesh të tjera që e përfshijnë njeriun në vorbullën e tyre, diçka që të rrëmben në rrjedhën e saj të shpejtë; diçka që lëviz e që zhvillohet me shpejtësi, vorbull. Shtjella e punëve (e ngjarjeve). Shtjella e jetës (e luftës).