Jump to content

shtizë

Nga Wiktionary

SHTIZË f.

  • 1. hist. Heshtë. Plagë shtize. Luftonin me shtizë.
  • 2. Copë prej teli të hollë e të fortë ose prej një lënde tjetër, e gjatë afër një pëllëmbë e më shumë, me majë jo të mprehtë nga njëra anë dhe me kokë e me një si grep nga ana tjetër, që përdoret për të thurur çorape, triko etj. (me dy ose me pesë të tilla). Shtiza të holla (të trasha). Shtiza druri (kocke). Shtiza për çorape (për triko). Një palë shtiza. Punoj me shtiza.
  • 3. Druri që lidh shtratin e qerres me zgjedhën, mashkulli i qerres; dru i gjatë që bashkon trupin e parmendës me zgjedhën. Shtiza e parmendës (e qerres). Rri mbi shtizë. E ngre qerren me shtizë përpjetë (për ta shkarkuar).
  • 4. Shkop i gjatë për të mbajtur flamurin. E vë flamurin në shtizë. E heq (e ul) flamurin nga shtiza.
  • 5. Vegël sportive që përbëhet prej një shkopi të gjatë e me majë të mprehtë prej hekuri dhe që hidhet me vrull nga atleti. Hedh shtizën.
  • 6. Drugë, sovajkë, mëqik. Shtizat e vegjëve.
  • 7. Secili prej dy kallamave që vihen pas lisave të vegjës për të mos u ngatërruar fijet e majës dhe për të formuar gojën ku kalon sovajka. Ndaj gojët me shtizë.
  • 8. fig. bised. Rreze dielli; rreze dielli e kthyer nga një sipërfaqe pasqyruese. Dielli hodhi shtizat mbi mal. Deti bën shtiza.
  • 9. Secili prej dy shkopinjve të gjatë e të drejtë, që përdoren për të mbartur kapat e barit. E mbajnë barin me shtiza.
  • 10. Krahu i kandarit ku lëviz kokrra. Shtiza e kandarit.
  • 11. Lojë popullore që luhet nga barinjtë, të cilët hedhin kërrabat e tyre në mënyrë të tillë që të shkojnë sa më larg dhe të bien me majë e të ngulen në tokë. Luajnë shtizën.