shpëtoj
Appearance
SHPËTOJ kal.
- 1. E nxjerr ose e largoj dikë a diçka nga një rrezik, nga një fatkeqësi a e keqe e madhe, nga një gjendje e vështirë etj.; e mbroj dhe e ndihmoj që t'i shmanget dikujt a diçkaje, të çlirohet nga dikush a diçka, të dalë nga një gjendje e rëndë. E shpëtoi nga vdekja (nga mbytja). I shpëtoi jetën (kokën). E shpëtuan shokët. Shpëtoi veten dhe fëmijët. Shpëtoi nderin. E shpëtuan grurin nga zjarri. Partia e shpëtoi popullin nga shtypja dhe shfrytëzimi. Kanali e shpëtoi fushën nga thatësira. Na shpëtoi nga sëmundjet. Na shpëtoi nga halli (nga telashet).
- 2. I largoj dikujt diçka të padëshirueshme, të papëlqyeshme a të dëmshme, e çliroj nga diçka që e shqetëson, e mërzit a e bezdis. Na shpëtoi shiu nga vapa. Rruga e re na shpëtoi nga balta. E shpëtoi nga ai njeri. Ky bar na shpëtoi nga mizat.
- 3. jokal. Dal nga një rrezik a nga disa rrethana të vështira pa pësuar gjë; mbetem gjallë; dal nga një gjendje e rëndë e nuk vuaj më. Shpëtoi nga vdekja (nga plumbi, nga litari, nga burgu). Shpëtoi nga rreziku (nga rrethimi). Shpëtoi pa u vrarë. Shpëtoi për qime (për një majë gjilpëre). Shpëtoi paq (mirë). Thamë se shpëtuam. Nuk i shpëtuan hakmarrjes së popullit. Shpëtoj nga vuajtjet (nga mjerimi, nga shtypja).
- 4. jokal. I shmangem diçkaje të papëlqyeshme, të padëshirueshme, të mërzitshme a të dëmshme; gjej prehje, gjej qetësi, nuk më trazon kush. Shpëtoi nga një barrë. Nuk i shpëtoi përgjegjësisë. Shpëtoi pa rrahur. Shpëtoi nga fjalët (nga thashethemet). Shpëtuam nga vapa (nga mizat, nga mushkonjat). Shpëtuam nga balta. Shpëtuam nga bejlerët. Kam shpëtuar me këto këpucë.
- 5. jokal. Më bie nga dora një send nga pakujdesia, nga një tronditje ose ngaqë është shumë i rëndë a i rrëshqitshëm. I shpëtoi pjepri (gota, shishja, pjata) nga duart. I shpëtoi timoni nga duart. I shpëtoi topi.
- 6. jokal. Shkëputem me forcë nga dikush dhe iki me të shpejtë, çlirohem; i shmangem, i iki, i shkas. U shpëtoi nga duart dhe s'e zunë dot. S'ka nga të shpëtojë. S'ke si shpëton. I shpëtoi keci (lepuri, zogu, peshku). Nuk më shpëton dot mua.
- 7. kal. vet. veta III. Më kalon pa e vënë re, më ikën padashur, më shket (edhe fig.). I kanë shpëtuar shumë gabime. Asgjë nuk i shpëton syrit të popullit. Më shpëtoi nga sytë. Më shpëtoi pa parë ky film. U shpëtoi fitorja nga duart.
- 8. jokal. vet. veta III. Bëj a them diçka padashur a pa e menduar, më del padashur. I shpëtoi një fjalë pa vend. Të shpëtoi apo deshe e e the? Nuk i shpëton as gjysmë fjale. I shpëtuan lot.
- 9. bised. Mbaroj, përfundoj. I shpëtova punët.
- I shpëtoi (i iku) nga dora (nga duart) shih tek IKI. Shpëtoj gjendjen gjej një rrugëdalje në një gjendje të vështirë, përballoj një gjendje të vështirë. Shpëtoi lëkurën e vet shih te LËKUR/Ë,~A 8. Shpëtoi për lik shih te LIK,~U. I shpëton shparca nga duart shih te SHPARC/Ë,~A. I shpëtoi (i iku) zogu nga dora shih te ZO/G,~GU.