shpatë
Appearance
SHPATË f.
- 1. Armë e ftohtë prej çeliku, në trajtën e një thike të gjatë, zakonisht të drejtë, me një teh a me dy tehe, me majë të mprehtë e me dorezë, që mbahet zakonisht e varur në brez dhe që përdoret për të prerë ose për të shpuar. Shpatë e mprehtë (e madhe). Shpatë e kthyer. Tehu i shpatës. Maja e shpatës. Vringëllima e shpatave. Vallja e shpatave. Me shpatë në dorë (zhveshur). I gojës dhe i shpatës i zoti për të folur dhe për të luftuar. Ngjeshi shpatën. Zhveshi shpatën u bë gati për luftë, filloi luftën. Rrëmbeu shpatën. I shkuan në shpatë. Luftuan me shpatë (shpatë më shpatë). Puqën shpatat nisën të luftojnë njëri me tjetrin.
- 2. usht. Luftëtar i armatosur me këtë armë. Një mijë shpata.
- 3. Krehri i avlëmendit. Shpata e avlëmendit.
- 4. Fleta e pëlhurës ose e qilimit, e endur në avlëmend me gjerësinë e krehrit. Çarçaf dy shpatash. Qilim tri shpatash.
- 5. Secila nga brinjët e samarit. Shpatë panje.
- 6. Secili nga drurët që vendosen për së gjeri në shtratin e qerres dhe që lidhin falmat.
- 7. shih SHPATËZ,~A 1. Shpatë mani. Shpata e parmendës.
- Mprehu shpatën shih te MPREH. E ndanë (e vendosen, e zgjidhën) me shpatë e zgjidhën diçka me anë të forcës e në mënyrë të prerë. Me shpatë në brez keq. shih te BREZ,~I. Me shpatë (me pallë, me thikë) zhveshur shih te ZHVESHUR. Shpata e Damokleut libr. rrezik i madh që i ri dikujt vazhdimisht mbi kokë. I tund shpatën (pallën) dikujt shih tek TUND. I ra shpata (sëpata, luga, thika, sqepi) në mjaltë shih te MJALT/Ë,~I. Është shpatë nga goja është i zoti në të folur, e ka gjuhën brisk. Është shpatë e gjallë është trim i madh e luftarak. Është shpatë e thyer shih te THYER (i,e). Është (qëndron) në teh (në presë) të shpatës (të briskut, të thikës) shih te TEH,~U. E ka gjuhën shpatë flet me zjarr për të mbrojtur një çështje; flet prerë e me të madhe. Ka mbaruar me liq e me shpatë shih te LIQ,~TË. I pikon gjak shpata thuhet për dikë që ka vrarë njerëz të pafajshëm. I rri shpatë mbi kokë dikujt i rri gati dhe nuk e lë të bëjë ndryshe nga ç'dua unë, i bie kokës. E ka arsyen në majë të shpatës nuk ka të drejtë, po i zgjidh çështjet si do vetë, sepse është më i fortë se të tjerët. E ka ligjin në teh të shpatës vepron me anë të forcës, bën si do vetë. I priste shpata (palla, kordha, sëpata) djathtas e majtas (nga të dyja anët) shih te PRES I. Të jep kaun në vorbë dhe shpatën pa dorëz shih te VORB/Ë,~A. Lule shpatë bot. luleshpatë, shpatore.