shoqërim
Appearance
SHOQËRIM m.
- 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve SHOQËROJ, SHOQËROHEM. Shoqërimi me shokët. Shoqërimi i misrit me fasule. Shoqërim në piano. Dokumentet e shoqërimit të automjetit. Artileria e shoqërimit. usht. artileria e caktuar për të shoqëruar këmbësorinë dhe tanket në fushën e luftimit.
- 2. psikol. Vetia që kanë dukuritë psikike (si përfytyrimet, mendimet, ndjenjat) për të tërhequr njëra-tjetrën, kur një dukuri sjell në vetëdije një dukuri tjetër, me të cilën është e lidhur në një farë mënyre. Shoqërimi i ideve (i përfytyrimeve, i mendimeve). Ngjall shoqërime.
- 3. bot. Tërësia e bimëve të llojeve të ndryshme që rriten së bashku në një vend. Shoqërim bimor.