rrallë
Appearance
RRALLË mb.
- 1. Që i ka fijet, pjesët ose njësitë përbërëse të vendosura larg njëra prej tjetrës; që ndodhet larg e larg me sendet e tjera të njëjta; kund. i dendur; i shpeshtë. Flokë të rrallë. Dhëmbë të rrallë. Bar i rrallë. Bimë të rralla. Shtëpi të rralla. Pyll i rrallë. Pëlhurë e rrallë. Rreshta të rrallë. Popullsi e rrallë. Shi i rrallë. Dëborë e rrallë. Ajër (gaz) i rrallë. Bëhet i rrallë rrallohet.
- 2. Që ndodh me ndërprerje të gjata nga njëra herë tek tjetra; që vjen pak herë, që nuk vjen shpesh; kund. i shpeshtë. Të shtëna të rralla. Vizita të rralla. Mik i rrallë.
- 3. Që ndeshet pak e jo dendur, që nuk është i zakonshëm; i pakët. Libër i rrallë. Fjalë e rrallë. Rast i rrallë që nuk përsëritet shpesh. Sëmundje e rrallë.
- 4. fig. Që shquhet për diçka, që ka vlerë të veçantë, i jashtëzakonshëm; kund. i rëndomtë. Njeri i rrallë. Bukuri e rrallë. Ka cilësi (aftësi, veti) të rralla.
- Më të rrallë nganjëherë, rrallë. I ka shokët të rrallë shquhet, dallohet shumë ndër të tjerët, zor t'ia gjesh shokun.
RRALLË ndajf.
- 1. Larg njëri prej tjetrit; kund. dendur. E mbollën rrallë. Kanë mbirë rrallë. Shtëpitë janë ndërtuar rrallë. Shkruaj rrallë shkruaj me shkronjat larg njëra-tjetrës ose me rreshtat larg njëri-tjetrit. Rrallë e tek aty-këtu, në ndonjë vend, jo dendur.
- 2. Larg në kohë një herë nga tjetra, me ndërprerje të gjata në kohë; nganjëherë, jo dendur; kund. shpesh. Vjen rrallë. Qesh (flet, shkruan) rrallë. Dëgjohet rrallë. Ndodh rrallë. Rrallë e tek nganjëherë e me ndërprerje të gjata, vetëm ndonjëherë. Rrallë e për mall me ndërprerje shumë të mëdha, aq sa bëhet shumë i dëshiruar, shumë rrallë.