romantizëm
Appearance
ROMANTIZËM m.
- 1. Drejtim letrar, artistik e ideor i fillimit të shekullit XIX, që lindi si pasojë e luftës kundër feudalizmit dhe e zhgënjimit nga vendosja e rendit borgjez, që iu kundërvu klasicizmit e synoi të paraqiste në radhë të parë botën shpirtërore e interesat e njeriut, veçoritë e historisë kombëtare e të kulturës kombëtare me heronj idealë, që shprehte pakënaqësinë nga realiteti i kohës dhe e kërkonte idealin në të kaluarën ose në ëndërrimet për të ardhmen. Romantizmi përparimtar romantizëm që e hedh vështrimin drejt së ardhmes dhe që i mbështet shpresat në luftën për liri dhe në ndryshimin e rendit shoqëror. Romantizëm reaksionar romantizëm që shpreh kundërveprimin e feudalizmit për vendosjen e rendit borgjez dhe që e kritikon këtë, duke kërkuar kthimin prapa në mesjetë. Romantizmi revolucionar element përbërës i metodës letrare e artistike të realizmit socialist, që frymëzohet nga besimi te vlerat e njeriut dhe tek e ardhmja e ndritur, e cila vjen pas përmbysjes së kapitalizmit dhe me ndryshimet revolucionare socialiste. Romantizmi shqiptar romantizmi i periudhës së Rilindjes Kombëtare, që pasqyronte luftën për çlirim nga zgjedha osmane dhe idealet e larta kombëtare për përparim e qytetërim. Romantizmi evropian. Lindja e romantizmit. Përfaqësuesit e romantizmit.
- 2. Gjendje shpirtërore e mendore e njeriut, që ëndërron për diçka të mirë e të lartë dhe që e përfytyron në kohën e vet jetën të zbukuruar. Romantizmi i rinisë. I mbushur me romantizëm.