ritëm
Appearance
RITËM m.
- 1. let. Përsëritje e rregullt e rrokjeve të theksuara e të patheksuara ose e rrokjeve të gjata e të shkurtra në një varg. Ritëm poetik. Ritmi i vargut. Skema e ritmit.
- 2. muz. Lëvizja e rregullt dhe zgjatja e tingujve, që bëhet në përputhje me njësitë e caktuara të kohës; zgjatja e rregullt e lëvizjeve të një valleje, që përputhet me muzikën. Ritëm muzikor. Ritmi i melodisë. Ritmi i vallëzimit. Me ritëm të shpejtë (të ngadaltë). Ka ritëm. Mbaj (prish, rregulloj) ritmin. I dha ritmin.
- 3. Lëvizje që përsëritet me rregullsi në kohë; rrahje. Ritmi i zemrës (i pulsit). Ritmi i lëkundjeve. Ritmi i frymëmarrës. Çrregullime të ritmit.
- 4. Shpejtësia me të citën bëhet një punë, një veprim ose zhvillohet një proces. Ritëm i shpejtë (i ngadalshëm, i lartë, i ulët). Ritmet e punës (e mbjelljeve, e lojës). Ritmi i jetës. Ritmet e zhvillimit (e rritjes, e shtimit). Ngritja (rënia, ulja) e ritmit. Ecin (zhvillohet) me ritëm të shpejtë. I shpejtuan ritmet. Ecin me ritmin e kohës.