resë

Nga Wiktionary
Versioni i datës 26 prill 2017 09:24 nga OctraBot (diskuto | kontribute) (Bot: Cleaning up old interwiki links)
(ndrysh) ← Version më i vjetër | shikoni versionin e tanishëm (ndrysh) | Version më i ri → (ndrysh)

RESË I f.

  • 1. Lule në trajtë vileje, që lëshojnë disa drurë; gath, vastak, lëvare. Resat e arrës (e gështenjës, e lajthisë). Nxjerr resa. I bien resat.
  • 2. bot. Bimë barishtore e kënetave dhe e liqeneve, që bën fije të gjata, të cilat përdoren për të thurur; kashtë kënete.
  • 3. Thurimë prej kallami ose prej kashte kënete, që përdoret për çati, për trina, etj.; thurimë e tillë në trajtë hinke që përdoret për të zënë peshk etj. Resë kallamash (thuprash). Resa e çatisë. Resa e peshkut. Thur (bëj) një resë. Mbuloj çatinë me resë.
  • 4. Vend në një lumë ku i zihet pritë peshkut për ta kapur natën me resa; pritë, pusi.

RESË II f.

  • Smirë. Resë e keqe. Plasi nga resa.