reklamë
Appearance
REKLAMË f.
- 1. vet. nj. Tërësia e masave dhe e veprimeve që ndërmerren në vendet me tregti kapitaliste për të bërë sa më të njohur një mall, një shfaqje etj. me qëllim që të tërhiqen blerës ose shikues, zakonisht duke i paraqitur të zmadhuara e të zbukuruara cilësitë e vlerat e vërteta dhe duke bërë bujë. Reklamë e madhe (e fryrë, mashtruese). Reklamë tregtare (turistike). Reklamë borgjeze (kapitaliste). Reklama për mallin (për shfaqjen). Reklamë në shtyp (në radio, në televizion). Shpirti i reklamës. I bëjnë reklamë.
- 2. Shpallje me shkrim a me gojë, pllakat etj., që njofton për një mall, për një shfaqje etj. me qëllim që të tërhiqen blerës ose shikues. Reklamë shumëngjyrëshe (me drita). Reklamë pijesh (këpucësh). Reklamat e kinemasë (e teatrit, e shfaqjes, e ndeshjes). Dritat e reklamave. Lexoj (shikoj, dëgjoj) reklamat. Ndizen reklamat.
- 3. keq. Përpjekje për ta bërë sa më të njohur dikë a diçka e për t'i rritur vlerën para syve të botës, prirje për të bërë bujë. Prirje për bujë e për reklamë. I bën reklamë vetes. I bëjnë reklamë të madhe.