referoj

Nga Wiktionary
Versioni i datës 12 janar 2015 08:25 nga 77.195.178.101 (diskuto)
(ndrysh) ← Version më i vjetër | shikoni versionin e tanishëm (ndrysh) | Version më i ri → (ndrysh)

REFEROJ jokal. libr.

  • 1. Paraqit me shkrim a me gojë gjendjen e punës së një dege ose një çështje, duke shprehur edhe mendimin për të; mbaj një referat. Referoj në mbledhje (në sesionin shkencor). Referoj për një temë (për një çështje).
  • 2. kal. zyrt. Ia bëj të njohur një organi ose një përgjegjësi një çështje; ia përcjell dikujt një çështje ose një dokument për të vepruar më tej. Ia referoj administratës (drejtësisë). Ia referoi për kompetencë.
  • 3. kal. I tregoj lexuesit burimin nga janë marrë të dhënat e një shkrimi, citatet që përdoren aty etj., e drejtoj te një vepër a autor tjetër. E referoi te një autor (te një burim, te një dokument).