Jump to content

përrallë

Nga Wiktionary

PËRRALLË f.

1. Një nga llojet më të njohura të krijimtarisë gojore popullore, që ka formën e një tregimi, zakonisht me përmbajtje fantastike e me personazhe të trilluara nga bota e njerëzve, e kafshëve dhe e forcave të mbinatyrshme, rrëfenjë popullore; tregim i shkurtër i shkruar në këtë frymë e me mjete të tilla. Përrallat popullore shqiptare. Përrallë e bukur (tërheqëse). Përralla me kafshë. Përrallat e gjyshit (e gjyshes). Në botën e përrallave. U tregonte përralla fëmijëve. Ka shkruar një libër me përralla. Duket (ndodhi) si në përrallë.

2. bised. Fjalë të kota e pa asgjë të vërtetë; diçka e trilluar, gënjeshtër, gjepur. Përralla me mbret gjepura, dokrra; premtime të kota. Na shet përralla. S'u besojmë atyre përrallave. Hodhën poshtë përrallën e pathyeshmërisë së armikut.

  • Përralla me mbret mospërf. shih te MBRET, ~I. U bë përrallë diçka është përsëritur shumë diçka; është folur shumë për diçka që nuk është realizuar. U bë përralla e botës dikush i doli nami i keq për diçka, mbahet nëpër gojë nga të gjithë për një punë jo të mirë. Është përrallë mizash diçka shih te MIZË,~A. Është thes përrallash (fjalësh, llafesh) dikush shih te THES,~I.