përparëse
Appearance
PËRPARËSE f.
- 1. Copë prej pëlhure ose e thurur me fije leshi, që vihet në pjesën e përparme të trupit, zakonisht nga mesi e poshtë, për të mbrojtur rrobat nga ndotja kur punojmë; mësallë që vënë përpara zakonisht gratë, kur bëjnë punët e shtëpisë; futë. Përparëse e gjatë (e shkurtër, e zezë, e qëndisur). Përparëse teshi. Përparëse për fëmijë. Përparësja e mishtarit (e mbledhëses së pambukut). Mbushi xhepat e përparëses. Vuri (hoqi) përparësen.
- 2. Veshje e sipërme prej pëlhure, prej doku etj., e lehtë dhe e gjatë, që mbahet mbi rrobat e zakonshme për t'u mbrojtur nga ndotja, për t'iu përgjigjur kërkesave higjienike të mjedisit etj. Përparëse e bardhë. Përparëse shkollore. Përparëse mbrojtëse. usht. copë prej bezeje të gomuar ose prej letre të posaçme, që vihet përpara trupit për t'u mbrojtur nga lëndët e ndryshme kimike etj. Përparësja e mjekut (e infermieres). Veshi përparësen. Nuk lejohet hyrja pa përparëse.
- 3. Secila nga të dy pjesët e mëdha të përparme të xhaketës, gjoksi i një xhakete etj. Përparësja e majtë (e djathtë).