përbashkët

Nga Wiktionary

PËRBASHKËT mb.

  • 1. Që u përket dy a më shumë vetave; që i përket një grupi njerëzish, sendesh a dukurish; që përdoret a shfrytëzohet nga të gjithë; që i përket gjithë popullit, shoqëror. Pronë (pasuri) e përbashkët. Kullotë e përbashkët. Banesë e përbashkët. Gjuha letrare e përbashkët. Emërues i përbashkët. mat.
  • 2. Që bëhet së bashku me një tjetër a me të tjerë; kolektiv. Punë e përbashkët. Jetë e përbashkët. Përpjekje të përbashkëta.
  • 3. Që është i njëjtë ose po ai për dy a më shumë veta a për të gjithë; i njëllojtë, i ngjashëm. Qëllim i përbashkët. Interesa të përbashkëta. Lufta kundër armikut të përbashkët. Ka diçka të përbashkët ndërmjet tyre. Kanë tipare të përbashkëta.
  • E bëj çështje të përbashkët shih te ÇËSHTJ/E, ~A. Gjejnë gjuhë të përbashkët shih te GJUH/Ë,~A II. Nuk kam asgjë të përbashkët me dikë kam mendime, pikëpamje, interesa etj. të kundërta me dikë; nuk më lidh asgjë me të. Sjell (kthej) në një emërues të përbashkët libr. shih tek EMËRUES,~I.