Jump to content

pëlcas

Nga Wiktionary

PËLCAS jokal.

  • 1. edhe kal. Bëj që të shpërthejë menjëherë me forcë e me zhurmë një lëndë; vet. veta III shpërthen menjëherë, me forcë e me krismë të madhe (për një lëndë si dinamiti, baruti etj.):, shpërthen një armë zjarri që përmban lëndë të tilla. Pëlcasin minat. Pëlciti një bombë. Plasi dinamiti (fuqia e barutit). Plasën predhat.
  • 2. edhe kal. Çaj me shpërthim diçka të fryrë tepër; vet. veta III çahet dhe shpërthen me zhurmë a me krismë diçka që fryhet tepër me ajër, me një gaz ose me një lëndë tjetër. E plasi topin. Pëlciti kamerdarja (tullumbacja). Plasi kaldaja. Ka plasur një gyp. I plasi goma biçikletës (makinës). I plasi zorra (stomaku). I plasi tyta pushkës (topit).
  • 3. edhe kal. E çaj diçka, e plasarit, e kris (me të nxehtë, me soditje të lehta etj.); vet. veta III çahet diçka vende-vende, merr një të çarë; plasaritet (nga nxehtësia, nga soditjet e lehta etj.). Të nxehtët e pëlcet gotën. Gëlqerja t'i pëlcet duart. Plasi gota (xhami). Ka plasur toka (korja e tokës). I plasi lëkura. Më kanë plasur duart.
  • 4. vet. veta III bised. Vërshon a del me vrull nga shtrati i vet (lumi etj.). Plasi lumi. Pëlcitën përrenjtë.
  • 5. vet. veta III fig. Ndodh menjëherë një ngjarje; shfaqet një dukuri në mënyrë të papritur e me vrull dhe përhapet me shpejtësi, shpërthen. Plasi zjarri. Plasi shiu. Plasi lufta (kryengritja). Plasi sherri (grindja). Plasën mosmarrëveshje të rënda.
  • 6. vet. veta III fig. Del në shesh menjëherë e me vrull diçka që ishte e fshehur, shpërthen diçka e mbuluar. Plasi e vërteta. Plasën pakënaqësitë e vjetra. Nuk i lë të pëlcasin hasmëritë.
  • 7. fig. Kam një dëshirë të madhe e të papërmbajtur për diçka, bëj çmos, s'duroj dot; jepem shumë pas dikujt a pas diçkaje. Pëlcet pas tij, s'ndahet dot. Pëlcet ta bëjë. Pëlcet të vejë atje. Plasi, po s'e mori dot. Të pëlcasësh e s'ke për ta gjetur.
  • 8. fig. Ndiej shumë lodhje për diçka, më mundon shumë, më këput, ma merr frymën. Plasëm nga vapa (nga dielli). Po pëlcas nga punët e tepërta. Plasa duke i folur (duke e këshilluar). Plasi së qari foshnja.
  • 9. edhe kal. fig. E bëj dikë të vuajë shumë, e mërzit jashtë mase; vuaj shumë shpirtërisht për diçka; s'e përmbaj dot veten nga një ndjenjë zemërimi, inati etj.; vdes. Më plasi ky djalë! Pëlcet nga inati (nga smira, nga zilia, nga marazi, nga urrejtja). Më vjen të pëlcas, kur e dëgjoj (kur e shoh). Plasi nga dëshpërimi. Të pëlcasë! mallk.
  • 10. kal. bised. E hedh dikë a diçka me forcë në tokë ose në një vend tjetër, e hedh me vrull diku, e përplas (edhe fig.) E plasi në tokë thesin (mallin). E plasën në burg. E plasi thesin në qerre dhe iku.
  • I plasi barku ka ngrënë shumë, u fry së ngrëni. Më plasi barku vuaj kur e shoh, më prek shumë, më hapi barkun. S'i pëlcet (s'i hapet, s'i digjet) barku për dikë përçm. shih te BARK, ~U. Më plasi buza shih te PLAS. Pëlcet derri shih te DERR,~I. Pëlcet derrin dikush a diçka shih te DERR,~I. I pëlcasin faqet shih te FAQ/E, ~ JA. Pëlcet edhe gurin të mundon e të mërzit pa masë, të pëlcet shpirtin (zakonisht për dikë që është përtac a shumë i plogët ose i pabindur). Plasi së ngrëni (duke ngrënë), hëngri tepër, iu fry barku nga të ngrënët. Më plasën tëmthat më dhemb koka shumë nga një punë mendore. I plaçin tëmthat! mallk. vdektë në vend! i rëntë pika! I plasi zemra vdiq nga hidhërimi a nga një fatkeqësi e madhe dhe e papritur. Ia plasi zemrën e mërziti jashtë mase, s'e duron dot më gjatë. I ka plasur (cipa) peta e ballit keq shih te BALL/Ë, ~I. Nuk vdiq, po plasi (pëlciti) thuhet kur dikush, që nuk ka vuajtur nga ndonjë sëmundje, vdes papritur nga ndonjë dëshpërim i madh (nga një lajm i hidhur që merr etj.) ose kur dikush vdes pas vuajtjesh të mëdha shpirtërore. Kush ha djathë nga të hoxhës, pëlcet për ujë. fj. u. shih te HOXH/Ë,~A.