Jump to content

portë

Nga Wiktionary

PORTË f.

1. Vend i hapur e i gjerë, zakonisht në murin e oborrit të një shtëpie a të një ndërmarrjeje, nëpër të cilin mund të hyjnë e të dalin njerëz e automjete dhe që mbyllet me kanate; kanatet që e mbyllin atë; dera kryesore e jashtme e një shtëpie. Portë druri (hekuri). Porta e shtëpisë (e oborrit). Portat e kalasë. Kanatet (fletët) e portës. Shuli i portës. Kyçi i portës. Hap (mbyll) portën. Trokiti në portë.

2. Derë.

3. spec. Secila nga fletët e lëshuesit në një lumë, në një kanal etj., që shërbejnë për t'i bërë pritë ujit ose për të lëshuar ujin kur kalon nivelin e caktuar; pajisje e posaçme që lejon ose ndalon hyrjen a daljen e një lëngu, të avullit, të ajrit etj. në diçka. Portë automatike. Portat e pendës. Porta e derdhjes. Porta e sigurimit. Porta e ajrimit.

4. sport. Hapësirë e kufizuar midis dy shtyllash pingule dhe një shtylle horizontale në fushën e futbollit, të hokejit etj., që mbulohet prapa me një rrjetë dhe që mbrohet nga një lojtar. Porta kundërshtare. Vija e portës vijë që bashkon dy shtyllat pingule, e cila shërben si kufi për golin. Zona e portës. Rrjeta e portës. Mbron portën. Gjuajti në portë. Hyri topi në portë.

5. Vend i hapur nga ku mund të hyjë dikush a diçka; qafë e ngushtë kalimi në një mal; shteg kalimi (edhe fig.). Porta e kufirit. Porta veriore e vendit. Portat e qytetit. Ia mbylli portat dikujt a diçkaje ia ruan shtigjet, nuk e lejon të hyjë a të kalojë. Ia hapi portat dikujt a diçkaje e lejon të hyjë lirisht dikë a diçka, lë shteg të lirë kalimi për këdo; e pranon brenda.

6. Pjesë e lojës guraçokthi, kur vendoset dora në trajtën e bërçikut si hapësirë, nëpër të cilën kalojnë gurët që nxirren jashtë; derë. Bëj portën. I kaloi (i futi) gurët në portë.

  • Portë më portë në çdo shtëpi; shtëpi më shtëpi, derë më derë. I hapi (i çeli) portën (derën, dyert) shih te HAP. Shikon portën (derën) shih te SHIKOJ. Është portë pazari shih te PAZAR,~I. E nxori në portë të pazarit dikë shih te PAZAR,~I. Politikë e portave (e dyerve) te hapura shih te POLITIK/Ë,~A 1. Shpërtheu një portë (një derë) të hapur shih te HAPUR (i,e). Troket në portë (në derë) të hapur shih te HAPUR (i,e). Troket në portën (në derën) e shurdhit shih te SHURDH,~I. Porta e Lartë hist. sulltani dhe qeveria si autoriteti më i lartë e përfaqësues i Perandorisë Osmane.