patriarkal

Nga Wiktionary
Versioni i datës 26 prill 2017 09:20 nga OctraBot (diskuto | kontribute) (Bot: Cleaning up old interwiki links)
(ndrysh) ← Version më i vjetër | shikoni versionin e tanishëm (ndrysh) | Version më i ri → (ndrysh)

PATRIARKAL mb.

  • 1. Që lidhet me patriarkatin, që i përket patriarkatit, i patriarkatit. Fiset patriarkale. Familjet patriarkale. Marrëdhëniet patriarkale.
  • 2. fig. Që lidhet me zakone a me norma sjelljeje të vjetruara, të cilave u ka shkuar koha; që s'heq dorë nga zakonet e vjetruara, nga mënyra e vjetruar e jetesës etj.; i prapambetur. Zakone (norma, parime) patriarkale. Mendime (koncepte, paragjykime, mbeturina) patriarkale. Frymë patriarkale. Jetë patriarkale. Familje patriarkale.
  • 3. fet. Që lidhet me patriarkun a me patrikun, që i përket patriarkut a patrikut, i patriarkut a i patrikut. Katedralja patriarkale.