paketë
Appearance
PAKETË f.
- 1. Kuti e vogël prej kartoni; sende të ndryshme të mbështjella me letër të fortë a me diçka tjetër; pako e vogël. Paketë plasëse (tymuese). usht. barut i zi i mbështjellë me letra, që pëlcet dhe lëshon shumë tym. Paketë individuale. usht. sende të ndihmës së shpejtë të futura në një kuti të vogël, të cilën e mban me vete ushtari. Paketë me brisqe. I bën paketë. Fut në paketë. I dorëzoi një paketë.
- 2. Kuti e vogël prej kartoni ose prej letre të fortë, e cila ka brenda një numër të caktuar cigaresh; cigaret që mban një kuti e tillë. Paketë cigaresh. Paketë bosh. Pi një paketë në ditë.
- 3. fin. Sasi e caktuar aksionesh, që i japin të drejtë zotëruesit të marrë pjesë në fitimet dhe në veprimtarinë e sipërmarrjes. Paketa e aksioneve. Paketa kontrolluese.