Jump to content

ndyrë

Nga Wiktionary

NDYRË mb.

  • 1. Që është përlyer, bërë me baltë, me lyrë, me bojë a me diçka tjetër, i fëlliqur, i zhyer, i ndotur; që të fëlliq; kund. i pastër. Rroba të ndyra. Shami e ndyrë. Me duar të ndyra.
  • 2. fig. I pandershëm, i ulët; që të ngjall neveri, i neveritshëm, i fëlliqur. Punë e ndyrë. Veprime të ndyra. Qëllime të ndyra. Shpifje (trillime) të ndyra. Luftë e ndyrë. Politika e ndyrë e imperialistëve.
  • 3. fig. Që vepron me mënyrë të ulëta e të pandershme, i poshtër. Njeri i ndyrë.
  • 4. Që është në kundërshtim me cipën e shoqërisë, i palejueshëm, i pahijshëm, i turpshëm (për fjalët, shprehjet etj.); që përdor fjalë të pahijshme. Fjalë të ndyra. Anekdotë e ndyrë. Është i ndyrë nga goja.
  • Fytyrë e ndyrë (e fëlliqur) njeri i neveritshëm; njeri i poshtër. Vegël e ndotur (e fëlliqur) njeri që i shërben dikujt për qëllime të ulëta.


NDYRË ndajf.

  • Ndyrazi. E shau ndyrë. E talli ndyrë. Ia hodhën (e gënjyen) ndyrë.