Jump to content

mësohem

Nga Wiktionary

MËSOHEM vetv.

  • 1. Fitoj shprehi e zakone të reja në një mjedis a në një shoqëri të caktuar; u përshtatem kushteve e rrethanave të jetesës a të punës në një vend të caktuar, familjarizohem me diçka; më bëhet diçka e zakonshme, më bëhet shprehi. Mësohem me klimën (me të ftohtët). Mësohem me punën e re. Mësohem me zakonet e vendit. Mësohem në errësirë. Nuk jam mësuar të rri pa punë. U mësuam me njëri-tjetrin. U mësova këtu. Është mësuar në pupla (me vezë në tigan). mospërf. Kush është mësuar, s'ka të pushuar. fj. u.
  • 2. Pavet. e MËSOJ 9. Shkolla është vendi ku mësohet e punohet. Nuk mësohet vetëm në shkollë, po edhe në jetë.