Jump to content

mbretëri

Nga Wiktionary

MBRETËRI f.

  • 1. Shtet që ka në krye një mbret. Mbretëri e madhe. Tokat (kufijtë) e mbretërisë.
  • 2. fig. Tërësi a grup i madh qeniesh të gjalla (kafshësh a bimësh), që kanë veçori të përbashkëta zhvillimi e jetese; botë. Mbretëria shtazore (bimore).
  • 3. fig. Fushë e gjerë e jetës a e veprimtarisë së njeriut; sferë veprimi e dukurive të ndryshme, fushë ku sundon diçka, botë. Mbretëria e diturisë. Mbretëria e errësirës. Mbretëria e arsyes. Mbretëria e varfërisë (e urisë).
  • Mbretëria e qiellit fet. parajsa.