Jump to content

lëvore

Nga Wiktionary

LËVORE f.

  • 1. Cipa që mbulon kokrrat e disa pemëve a të disa perimeve ose farat e disa bimëve; lëkurë. Lëvore e hollë (e trashë). Lëvore molle (dardhe, fiku, limoni). Lëvore pjepri. Lëvorja e patates (e fasules). Lëvore qepe. Lëvorja e farave. Reçel me lëvore portokalli. I heq (i qëroj) lëvoren. E hëngri me gjithë lëvore.
  • 2. Llapusha e kallirit të misrit. U hoqi (u qëroi) lëvoret kallinjve.
  • 3. Cipë e fortë që mbështjell diçka; lëvozhgë. Lëvorja e vezës. Lëvarja e arrës.
  • 4. Lëkura e drurëve a e degëve të tyre ose e kërcellit të bimëve. Lëvorja e drurëve. Lëvore pishe (lofate). Lëvorja e degëve (e kërcellit).
  • 5. Pare peshku, luspë. Lëvoret e peshkut. I qëroi lëvoret.
  • 6. vjet. Shtresa e sipërme e rruzullit të Tokës, kore. Lëvorja e Tokës.