lëngshëm
Appearance
LËNGSHËM mb.
- 1. Që është në gjendje të ujshme, që është lëng a që është bërë si lëng, i lëngët. Trup (gaz) i lëngshëm. Lëndë e lëngshme. Në gjendje të lëngshme. Ushqim i lëngshëm. Pleh i lëngshëm.
- 2. Që ka ujë me tepri ose që nuk është trashur e mpiksur aq sa duhet; i hollë. Brumë i lëngshëm. Gjellë (supë, çorbë) e lëngshme. Kos i lëngshëm. Prevede e lëngshme.
- 3. Që ka shumë lëng (për pemët). Dardhë e lëngshme. Rrush i lëngshëm.