lyth

Nga Wiktionary
Versioni i datës 26 prill 2017 09:14 nga OctraBot (diskuto | kontribute) (Bot: Cleaning up old interwiki links)
(ndrysh) ← Version më i vjetër | shikoni versionin e tanishëm (ndrysh) | Version më i ri → (ndrysh)

LYTH m.

  • 1. mjek. Mish i huaj që del në një pjesë të trupit a në një organ të tij dhe që është përsipër gjemba-gjemba, iriq. I doli një lyth. Djeg (pres, shkul, heq) lythin.
  • 2. Kallo që del në këmbë kur të vret këpuca. I ka këmbët me lytha.
  • 3. Nishan i kuq a i zi në fytyrë ose në trupin e njeriut. Me lyth në faqe (në mjekër, në hundë). Fytyrë me lytha.
  • 4. bot. Xhungë e vogël që del në trungun ose në degët e disa drurëve. Degë me lytha.
  • 5. fig. E metë, cen. E ka një lyth edhe ai.
  • E shkeli në lyth (në kallo) dikë shih te KALLO, ~JA.