Jump to content

lopatë

Nga Wiktionary

LOPATË f.

  • 1. Vegël krahu, me një pjesë të metaltë, të gjerë e pak të lakuar dhe me bisht të drunjtë, që përdoret për të hequr dhe, për punë bujqësore e për punë të tjera; vegël e tillë, që edhe pjesën e gjerë të kreut e ka prej druri e që përdoret për të marrë a për të hedhur diçka me të; sasia e lëndës që merret njëherësh me këtë vegël. Lopatë hekuri. Lopata e ushtarit. Lopata e mullirit. Lopata e furrtarit. Bishti i lopatës. Një lopatë dhe (rërë, gëlqere). Dy lopata miell. Heq dheun me lopatë. E mbush karron me lopatë. I shtie tavat në furrë me lopatë. Mbush thesin me lopatë. Hedh grurin në erë me lopatë. S'bëhet vreshti me urata, po me shata e me lopata. fj. u.
  • 2. Mjet prej druri, me njërën anë të gjerë dhe me bisht të gjatë, që përdoret për të ngarë lundrën; rrem. Lopatat e lundrës. Barkë me lopata. U jep shpejt lopatave.
  • 3. spec. Pjesë e një makine, e një pajisjeje etj., që shërben për të lëvizur, për të shtyrë, për të mbushur ose për të zbrazur diçka. Lopatë vetëngarkuese (vetëshkarkuese). min. Lopatë drejtuese. Lopatë pastruese (përzierëse). Lopatat e turbinave.
  • 4. Mjet prej gome, në trajtën e një llape të gjerë, që vihet në këmbë për të notuar më lehtë. Lopatë noti.
  • 5. Pjesë e trupit të disa kafshëve të ujit, që është si llapë e gjerë dhe shërben për të notuar etj. Lopatat e balenës. Lopata nuhatëse e peshqve.
  • 6. zool. shih LOPATËZ,~A 1. bised. Shualli i këmbës, shputë. Lopatat e këmbës.
  • Merr (fiton) me lopatë e merr diçka në sasi të madhe, fiton shumë. E ka gojën lopatë flet shumë e thotë gjëra të qena e të paqena. Nuk i merr (nuk i ngre, nuk i zë) ujë lopata (shati)
  • a) nuk i ecën fjala, nuk e dëgjojnë;
  • b) nuk i shkon diçka, nuk ia arrin një qëllimi që ka vënë; nuk i ecën në jetë, nuk i shkon puna mirë. Veç shata e lopata do të na ndajë shih te SHAT/Ë,~A.