lojë
Appearance
LOJË I f.
- 1. Veprimi sipas kuptimeve 1 e 2 të foljes LUAJ. Loja me top. Loja me letra. Ndalohet loja në rrugë.
- 2. Tërësia e lëvizjeve dhe e veprimeve të tjera që bëjnë ata që luajnë (në kuptimin 1 e 2); ndeshje sportive; lloji i mënyrave dhe i mjeteve që përdorin ata që luajnë; mënyra si luan dikush. Lojë e bukur (argëtuese, edukuese). Lojërat popullore. Lojëra sportive. Lojërat ballkanike (olimpike). Lojëra për fëmijë (për të rinj). Loja e futbollit (e basketbollit, e shahut). Pjesa e parë e lojës. Gjyqtari i lojës. sport. Edukimi i fëmijëve nëpërmjet lojës. Mori pjesë në lojë. E fitoi (e humbi) lojën. I pëlqen loja. Është dhënë pas lojës.
- 3. Send a tërësi sendesh që përdorim për të luajtur, lodër. Lojëra fëmijësh. Bleu lojëra të reja.
- 4. art. Veprimet e lëvizjet që bën një aktor kur luan një rol në skenë; mënyra si e luan rolin e tij; mënyra si luhet një pjesë a një vepër muzikore. Loja skenike (teatrale). Lojë e shkathët. Loja e aktorit (e artistit).
- 5. fig. Sjellje e shtirur e veprime dredharake për të mashtruar të tjerët; diçka që organizohet me dredhi për t'ia hedhur një njeriu ose për t'u tallur me të; shaka. Lojë e rrezikshme. I luajti një lojë. Mos i bëj lojëra! E ka për lojë. Bëri lojë me dikë u tall; bëri shaka me të.
- 6. usht. vjet. Stërvitje luftarake, që kryhej nga forcat ushtarake të njësive të ndryshme sipas një plani të organizuar për të arritur një qëllim të caktuar. Lojë luftarake (operative). Loja e trupave.
- 7. Tërësia e veprimeve që kryhen nga forcat e sigurimit të shtetit, nga zbuluesit etj. për të mashtruar kundërshtarin, për të shpëtuar prej tij a për të fituar kundër tij. Hyri (mori pjesë) në lojë.
- 8. fig. Këmbim i shpejtë i njollave të dritave, të ngjyrave etj.; ndryshimi i shpejtë e i shpeshtë a i përsëritur i diçkaje. Lojë dritash. Loja e flakëve. Loja e çmimeve të tregut. Loja e bursës.
- U bë lojë e dikujt e tallin a e qeshin të tjerët, u bë gazi i botës. Bën lojën e dikujt
- a) shtiret për të ngatërruar të tjerët, bën veprime mashtruese për t'ia hedhur dikujt;
- b) sillet e vepron si ia do puna një tjetri, është vegël e dikujt. Doli nga loja u largua nga një punë e vështirë, e rrezikshme a e ndërlikuar, doli nga vallja. Hyri në lojë hyri në një punë të vështirë, të rrezikshme a të ndërlikuar, hyri në valle. E humbi lojën shih te HUMB. Lojë fëmijësh punë shumë e thjeshtë, që kryhet fare lehtë. Lojë fjalësh diçka që thuhet për shaka a për qëllime të tjera, duke përdorur fjalë që tingëllojnë njësoj a në mënyrë të ngjashme, por që kanë kuptime të ndryshme; fjalë që thuhen sa për të kaluar radhën dhe që nuk i japin zgjidhje a përgjigje të vërtetë një çështjeje. Luan lojën (lodrën) e dikujt shih te LUAJ. E vuri në lojë (në lodër) dikë e talli, e qesëndisi. Bën lojën e strucit libr. shih te STRUC,~I.
LOJË II f.
- 1. Grua e bukur me lëkurë të bardhë e me trup të shëndoshë.
- 2. Përd. mb. sipas kuptimit të emrit. Grua lojë.