Jump to content

ligjvënës

Nga Wiktionary

LIGJVËNËS m.

  • 1. Organi më i lartë i pushtetit shtetëror që ka të drejtën të nxjerrë a të vendosë ligje.
  • 2. Ai që merret me hartimin e ligjeve, ai që bën ligjet, legjislator. Ligjvënësit e lashtësisë.


LIGJVËNËS mb.

  • 1. Që ka të drejtën të nxjerrë a të vendosë ligje, legjislativ. Organ ligjvënës. Pushteti ligjvënës. Asamble ligjvënëse. Ka fuqi ligjvënëse.
  • 2. Që merret me hartimin e ligjeve, që bën ligjet. Trupi ligjvënës.