lagështirë
Appearance
LAGËSHTIRË f.
- 1. Ujë ose avull uji, që është thithur nga toka, nga ajri e nga sende të tjera. Lagështirë e madhe (e tepërt). Lagështira e tokës (e rërës). Lagështira e ajrit. Mjedis me lagështirë. Ka marrë lagështirë diçka. I ka hyrë lagështira. I hoqi lagështirën. U dëmtua nga lagështira.
- 2. shih LAGËSHTI,~A 1, 2. Ishte lagështirë.
- 3. krahin. shih LAGËSHTIM,~I 3. Ka rënë lagështirë natën.