Jump to content

lafshë

Nga Wiktionary

LAFSHË f.

  • 1. Kreshtë e mishtë, zakonisht e kuqe e dhëmbë-dhëmbë, që e kanë mbi kokë disa shpendë. Lafshë e kuqe. Lafsha e gjelit (e këndesit).
  • 2. Lapë e mishtë që varet në gushë etj., lapër. Lafsha e gushës. Lafsha e veshit. Lafsha e viçit (e kaut).
  • I është rritur lafsha dikujt është bërë mendjemadh, shet mend. E ka lafshën të madhe është mendjemadh, shet mend shumë. E ka ngritur lafshën përpjetë krekoset e mburret shumë, mbahet me të madh. U skuq (u bë) si lafsha e gjelit u inatos shumë.