Jump to content

këpucë

Nga Wiktionary

KËPUCË f.

  • 1. Mbathë e njeriut, që bëhet prej lëkure të hollë ose prej ndonjë lënde tjetër në pjesën e sipërme e poshtë me shollë a me gomë të trashë dhe që punohet sipas trajtës e madhësisë së këmbës për të futur në të putrën e trinën deri te kyçi a deri te qafa e këmbës. Këpucë të zeza (të bardha, kafe). Këpucë të lehta (sportive, verore, ushtarake). Këpucë të reja (të vjetra, të grisura). Këpucë të sheshta. Këpucë prej lëkure (prej pëlhure, prej gome, prej plastike). Këpucë burrash (grash, fëmijësh). Këpucë me qafa. Këpucë me porosi. Shuall (pafka, lidhëse) këpucësh. Mbathës (lugë) këpucësh. Bojë këpucësh. Fabrika e këpucëve. Një palë këpucë. Mbath (lidh) këpucët. Lyej këpucët me bojë. Më shtrëngojnë (më vrasin) këpucët.
  • 2. vjet. Pagesa që i jepej kapucarit, ndërmjetësit, mblesit etj. si shpërblim për punën e bërë; ryshfet. Merrte këpucë.
  • Ia mbathi këpucët dikujt mospërf. shih te MBATH. Nuk e ka vrarë këpuca (samari) shih te VRAS. Doli me këpucë të kuqe dikush iron. shih te KUQ (i), ~E (e). Ia dha këpucët (opingat) në dorë mospërf. e përzuri, e dëboi (një njeri të padëshirueshëm). I hodhi (i futi) një gur në këpucë (në shollë, në opingë) dikujt shih te GUR,~I. I ktheu këpucët (këmbët, potkonjtë, thundrat) nga dielli përb. shih te DIELL,~I. Iu ngjit si bajga (si balta) pas këpucës dikujt shih te BAJG/Ë,~A. T'i nxjerr (t'i merr) këpucët (opingat) nga këmbët shih te KËMB/Ë,~A. E pyes rrip për këpucë shih te RRIP,~I. Vdiq me këpucë në këmbë vdiq papritur; e vranë papritur. Ia tregoi këpucët (potkonjtë) diellit (qiellit) përb. shih te DIELL,~I. Nuk ia vret (nuk ia shtrëngon) këpuca këmbën shih te VRAS. Ia vuri (ia futi, ia shtiu) të dyja këmbët në një këpucë (në një opingë) dikujt shih te KËMB/Ë,~A.