Jump to content

kurrë

Nga Wiktionary

KURRË ndajf.

  • 1. Asnjëherë, në asnjë kohë, në asnjë rast, në asnjë rrethanë. Më shumë se kurrë. Si kurrë ndonjëherë. Më i fortë se kurrë. O tani o kurrë! Nuk ka ndodhur kurrë. Kurrë nuk do të vijë! Më mirë vonë se kurrë. fj. u. Mos të qaftë syri kurrë! ur.
  • 2. Ndonjëherë. A ke parë kurrë ti ujk? A ke hipur kurrë në vapor?
  • Çmos kurrë shih te ÇMOS. Kurrën e kurrës asnjëherë e në asnjë mënyrë (me kuptim të përforcuar).