Jump to content

kartë

Nga Wiktionary

Shqip

[redaktoni]

Emër

[redaktoni]

kartë f.

  • 1. Letër. Kartë e hollë (e trashë). Kartë e shkruar. Kartë cigareje letër e hollë që mbështjell duhanin për të bërë cigare. Është prej karte. I dërgoi (i shkroi) kartë.
  • 2. Kartelë.
  • 3. Përmbledhje parimesh a rregullash për ndërtimin dhe për veprimtarinë e një organizate ose të një shoqate. Karta e OKB-së. Në përputhje me Kartën.
  • I hapi (i zbuloi) kartat (letrat) shih te HAP. Kartë (letër) e djegur shih te DJEGUR (i, e). Me karta (me letra) të hapura shih te HAPUR (i, e). Kështjellë (kala) prej karte (prej letre) shih te KËSHTJELL/Ë,~A. Iu dogjën kartat (letrat) ndër (në) duar dikujt shih te DIGJEM. T'i lexon (t'i këndon) kartat (letrat) në xhep shih te LET/ËR,~RA. Luaj (hedh, përdor) kartën (letrën, gurin, zarin) e fundit shih te FUNDIT (i, e). Shënim në kartën e regjistrimit një nga masat ndëshkimore me karakter edukimi.