kapuç
Appearance
KAPUÇ m.
- 1. Kësulë pa strehë zakonisht në trajtë hinke; qeleshe. Kapuç i bardhë. Kapuç i leshtë. Kapuçi i kundragazit pjesa prej llastiku e kundragazit që vihet në kokë.
- 2. Kësula e qepur në jakën e një mushamaje, të një gune etj., e cila vihet në kokë kur bie shi a dëborë ose kur bën ftohtë; kaçule. Kapuçi i gunës (i pelerinës).
- 3. Diçka që ka trajtën e kësulës. Kapuç metalik. Kapuçi i cigares hiri mbi cigaren e ndezur. Kapuçi i gjurit. anat. kupa e gjurit. Kapuçi i llambës.
- 4. Pupagjel, pofkë. Bëjmë kapuça.
- I doli kapuç me mëngë i doli ashtu si nuk e priste. Të qiste (të nxirrte) pa kapuç të shfrytëzonte deri në palcë, të rripte lëkurën (për matrapazin, kapitalistin etj.).