jetesë

Nga Wiktionary

JETESË f.

  • 1. Mënyra si rron dhe si e rregullon jetën një njeri, një grup shoqëror, një shoqëri etj.; tërësia e parimeve, e zakoneve ose e kërkesave vetjake e shoqërore që rregullojnë jetën e një njeriu a të një shoqërie. Jetesë e rregullt (e kulturuar). Mënyra e jetesës.
  • 2. Kushtet materiale që janë të domosdoshme për të jetuar; ushqimi, veshja, banesa etj. që i duhen njeriut për të rrojtur. Kushtet (mjetet) e jetesës. Bën jetesë të mirë. Siguroj (përmirësoj) jetesën. Ngre nivelin e jetesës.