Jump to content

jakë

Nga Wiktionary

JAKË f.

  • 1. Pjesa e sipërme e palltos, e këmishës etj., zakonisht e palosur, që rrethon qafën dhe që nga ana e përparme përgjithësisht është e hapur; qafëz e një veshjeje. Jakë e gjerë (e ngushtë). Jakë e qëndisur. Jaka e këmishës (e palltos, e mushamasë, e xhaketës, e fustanit). Jakë gëzofi. Këmishë pa jakë. Me jakë të hapur (të mbyllur, të zbërthyer, të mbërthyer). Me jakë të ngrirë me jakë të hekurosur shumë mirë ose me jakë të kollarisur. Ngre (ul, mbërthej, zbërthej) jakën.
  • 2. Kapuç i madh në gunën e burrave, jakëz. Jaka e gunës. Vë (heq) jakën.
  • 3. krahin. Dy tufa të gjata leshi që u lënë dhenve në të dy anët e qafës kur i qethin; leshi që u lënë dhenve në qafë. Dash me jakë.
  • E zuri (e kapi) për jake dikë e kërcënoi dhe e shtrëngoi të bënte diçka.

JAKË pasth. bised.

  • Eja, hajde. Jakë ndër mend! Jakëni këtu!
  • Bëj (shkoj, eci) çap e jakë shkoj e vij tutje-tëhu, lëviz në të njëjtin vend lart e poshtë; sillem rrotull sa andej-këtej.