Jump to content

ilaç

Nga Wiktionary

ILAÇ m.

  • 1. Lëng, pluhur, hape, melhem etj. që përgatitet posaçërisht për mjekimin a parandalimin e një sëmundjeje ose për shërimin e një plage; bar. Ilaç i hidhur. Ilaç qetësues. Ilaçe popullore. Ilaç plakash (grash). Kuti (shishe) me ilaç. I jap një ilaç. Pi ilaçin. Nuk pi (nuk përdor) ilaçe.
  • 2. bised. Lëndë kimike, zakonisht helmuese, që përdoret për të larguar ose për të zhdukur insekte e kafshë të dëmshme, për të larë ose për të pastruar diçka etj. Ilaç i fortë. Llaç për miza (për tartabiqe, për minj). Ilaç për njolla. Ilaç rrobash. Bëj me ilaç. Mban erë ilaç.
  • 3. fig. Mjet a mënyrë që ndihmon për të kapërcyer një pengesë ose për të dalë nga një vështirësi, për të shpëtuar nga një e keqe, nga ndonjë vuajte shpirtërore etj., për të rregulluar a për të ndrequr një punë etj.; rrugëdalje. Ilaçi më i mirë. I vetmi ilaç. Ia gjeti ilaçin. S'i gjendet ilaçi. S'kishte ilaç për të. S'ka tjetër ilaç për këtë punë.
  • Ilaç i vjetër në shishe të re keq. përdoret kur diçka paraqitet në një formë, në një pamje a në një mënyrë të re pa ndryshuar përmbajtjen e saj.