Jump to content

guaskë

Nga Wiktionary

GUASKË f.

1. Mbulesë e fortë prej lënde gëlqerore që kanë disa kafshë të vogla (butakët etj.) mbi trup për t'u mbrojtur; guall; zool. butak që rron i mbështjellë me një mbulesë të tillë. Guaskë deti. Mbledh guaska.

2. Lëvozhgë e fortë që mbështjell frytet a farat e disa pemëve e drurëve; shark; guall. Guaskë arre (lajthie, bajameje, gështenje). Guaska e vezës. Fryt me guaskë.

3. Kore. Guaska e tokës. Guaska e akullit.

4. krahin. Bërthamë. Guaskë ulliri.

5. fig. Mjedis i mbyllur, i shkëputur a i veçuar nga jeta e nga puna e gjallë e njerëzve; fushë e ngushtë ku dikush zhvillon veprimtarinë e tij në mënyrë të veçuar. Është mbyllur në guaskë.

  • U mbështoll (u mblodh) në guaskën e vet u tërhoq dhe u mbyll brenda në vetvete. Është mbyllur në guaskën (në lëvozhgën) e vet shih te LËVOZHG/Ë~A.