gradë
GRADË I f.
1. Njësi e matjes së temperaturës, të shtypjes atmosferike etj.; shenja me vijë ose me shifër në një aparat a në një vegël që shërben për të matur temperaturën, shtypjen atmosferike etj.; shkallë. Gradat e termometrit (e barometrit). Dy grade nën zero. Në temperaturën njëzet grade.
2. ~Ë,~ËT gjeom. Njësi e matjes së këndit ose të harkut, e barabartë me një të treqindegjashtëdhjetën pjesë të rrethit (simboli °); shenja me vijë ose me shifër në një aparat a në një vegël që shërben për të matur këndet ose harqet. Gradë këndore (harkore). Kënd nëntëdhjetë gradë.
3. ~A, ~AT bised. Termometër. Vë (heq) gradën.
4. ~Ë, ~ËT. Njësi e matjes së dendësisë së nja lëngu ose të sasisë së alkoolit në të. Sa gradë është kjo raki?
5. ~Ë, ~ËT gjeogr. Njësi matjeje e barabartë me një të treqindegjashtëdhjetën pjesë të paralelit a të meridianit. Gradë gjeografike. Gradë e gjerësisë veriore (jugore).
6. ~A, ~AT usht. Secila prej shkallëve të hierarkisë ushtarake; emërtim i çdo shkalle dhe shenja dalluese e saj (në ushtritë që kanë shkallë të tilla). Gradë oficeri. Gradë koloneli. Heqja e gradave.
7. ~Ë, ~ËT muz. Secili tingull në shkallën muzikore që shënohet me shifër nga nota e ulët deri në më të lartën. Grada e parë (e dytë, e tretë...).
8. ~A, ~AT. Emërtim që i jepet një punonjësi shkencor a mësimor ose një specialisti të lartë të prodhimit pasi ka plotësuar kërkesat e shkallës së parë a të dytë të kualifikimit pasuniversitar. Grada shkencore «kandidat i shkencave» («doktor i shkencave»).
9. ~Ë ~ËT mat. shih SHKALL/Ë, ~A 19. Ekuacion i gradës së parë (së dytë).
10. Rend a hallkë në një sistem të shkallëzuar; shkallë, instancë. Gjykim i gradës së parë (së dytë).
11. fig. Shkallë, gjendje; cak. Në gradën e fundit në gjendje shumë të rëndë a shumë të keqe. Në ç'gradë ka arritur puna? Gjer më një farë grade.
GRADË II f. krahin.
1. Çerdhe zogjsh nëpër drurë. Gradë zogjsh.
2. Trinë e rrumbullakët prej degësh, për të çelur mëndafsh.