Jump to content

gjalpë

Nga Wiktionary

GJALPË m.

  • Yndyrë e trashë, që nxirret duke rrahur qumështin e bagëtive. Gjalpë i njomë (i freskët). Gjalpë i tretur (i shkrirë). Gjalpë i kalbur gjalpë që e ka zënë mirë kripa. Gjalpë brumës. Gjalpë lope (deleje, dhie). Gjalpë me kripë (pa kripë). Bukë me gjalpë. Qyp (kade) me gjalpë. Tret (shkrij) gjalpin. Lyej me gjalpë. Skuq me gjalpë.
  • Si (thika) në gjalpë pa asnjë pengesë e vështirësi, me lehtësi, si në vaj. Gjalpi në lakror bie (derdhet, mbetet) fj. u. shih te BIE I. Gjalpë (dhjamë, djathë i mirë) në lëkurë të qenit shih te QEN,~I. E ka (shkon, është) gjalpë e vaj me dikë ka marrëdhënie shumë të mira me dikë, i ka punët mirë me të, e ka grurë. E ka mjaltë e gjalpë (mjaltë e sheqer, mjaltë e qumësht) me dikë shih te MJALT/Ë,~I. Kërkon petulla me gjalpë shih te PETULL,~A. Bar gjalpi shih te BAR,~I I.