gdhendës
Appearance
GDHENDËS m.
1. Ai që gdhend diçka në dru, në gur a në metal; skalitës. Gdhendës i zoti. Gdhendës druri (guri, metali).
2. Vegël me teh të mprehtë (daltë etj.) që përdoret për të gdhendur diçka; mjet gdhendës. Gdhendësi i skulptorit.
GDHENDËS mb.
Që përdoret për të gdhendur një dru, një metal etj. Rrotë gdhendëse. Mjet gdhendës.