Jump to content

freskët

Nga Wiktionary

FRESKËT mb.

1. Që nuk është as i ngrohtë as i ftohtë, që është pak si i ftohtë (për motin, ajrin, ujin etj.). Mot i freskët. Kohë (mbrëmje, natë, vjeshtë) e freskët. Mëngjes i freskët. Ujë i freskët. Ajër i freskët.

2. Që nuk ka vapë a të nxehtë, që e mban temperaturën as të lartë as të ulët; që mban freski. Dhomë (shtëpi) e freskët. Vend i freskët.

3. Që është prodhuar a ka dale para pak kohe, që sapo është marrë, është mbledhur ose është këputur nga diçka; i njomë, i proshkët. Gjalpë i freskët. Mish i freskët, vezë të freskëta. Pemë (perime) të freskëta. Prodhim i freskët.

4. Që sapo është bërë, që sapo ka ndodhur a është thënë, që është marrë kohët e fundit; i ri. Gjurmë e freskët. Përshtypje e freskët. Lajm i freskët.

5. fig. Që është plot gjallëri, që nuk është i lodhur; që i ka përtërirë forcat, i këndellur; që shpreh gjallëri. Pamje (fytyrë) e freskët. Trupa (brigada, divizione) të freskëta. Me forca të freskëta. Zgjohem i freskët.

6. fig. Që është i gjallë, që ka një shkëlqim te ëmbël, që është i kënaqshëm për syrin (për ngjyrat). Ngjyra të freskëta. E kuqe e freskët.

7. si em. ~, ~I (i) m. ~, ~IT (të). Ai që rilexon i fundit lëndën e një gazete përpara se të shtypet përfundimisht.


FRESKËT ndajf.

Me temperature as të ngrohtë as të ftohtë, jo nxehtë, pa vapë (për motin dhe për mjedisin). Bën (është) freskët. Mban freskët moti (koha). Ishte freskët jashtë. Të mbajnë freskët këto rroba.