Jump to content

fashizëm

Nga Wiktionary

FASHIZËM m.

Forma me e egër e me e hapur e diktaturës së borgjezisë imperialiste, që karakterizohet nga zbatimi i metodave me terroriste, nga shovinizmi e nga racizmi me i tërbuar dhe që ka për qëllim të shtypë me dhunë çdo lëvizje revolucionare të proletariatit e të masave të gjera punonjëse, të zhdukë çdo liri demokratike dhe të pushtojë me luftë vende të tjera; rrymë ideologjike e politike tejreaksionare, që shpreh interesat e synimet e kapitalit monopolist dhe që përligj e propagandon idealizmin, filozofinë e moralin e urrejtjes së njeriut për njeriun, ndarjen e njerëzve në të ashtuquajturat raca «të ulëta» e «të larta», terrorin, agresionin e luftërat pushtuese etj. Fashizmi gjakatar. Fashizmi nazizmi. Lufta kundër fashizmit. Përmbysja e fashizmit. Përpiqen të ringjallin fashizmin.