Jump to content

dëfrej

Nga Wiktionary

DËFREJ jokal.

1. E kaloj kohën në mënyrë të gëzueshme e të këndshme, kënaqem me argëtime; argëtohem, bëj qejf. Dëfren me shokët. Dëfryen tërë natën. Çlodhen e dëfrejnë.

2. kal. Bëj që dikush të kalojë kohën në mënyrë të gëzueshme e të këndshme. Na dëfreu me shakatë e tij.