Jump to content

dytë

Nga Wiktionary

DYTË mb.

1. Që i përgjigjet numrit dy në një varg njerëzish a sendesh, në një radhë a renditje, në një klasifikim etj., që vjen menjëherë pas të parit. Radha (banka) e dytë. Dita (java) e dytë. Muaji (viti, shekulli) i dytë. Tremujori (gjashtëmujori) i dytë. Klasa e dytë. Faqja e dytë. Vëllimi (kapitulli, botimi, akti) i dytë. Kati i dytë. Djali i dytë. Gruaja e dytë. Veta e dytë. gjuh. Plugimi i dytë. Lufta e Dytë Botërore. Plani i dytë pesëvjeçar. Etapa e dytë. Në orën e dytë të mësimit. Në gjysmën (në pjesën) e dytë të lojës. Herën e dytë. Sistemi i dytë i sinjaleve. psikol.

2. Që s'është i cilësisë së parë, por që vjen pas saj; që s'është i pari për nga rëndësia, për nga vlera etj., jo kryesor; që varet nga i pari, që ndihmon të parin a kryesorin ose që e plotëson atë. Kategoria e dytë. I cilësisë (i dorës) së dytë. Në plan të dytë. Çështje e dytë. Biletë e klasit të dytë. Kirurg i dytë. Tenor i dytë. Zëri i dytë. Violinë e dytë. Bimë (kultura) të dyta bimë plotësuese që mbillen së bashku me bimë kryesore ose pas tyre (zakonisht pas të lashtave).

3. Që zë vendin e të parit a e atij të vërtetit, që është si i pari a si i vërteti. Baba (vëlla, djalë) i dytë. Nënë (motër, vajzë) e dytë. Iu bë natyrë e dytë.

4. Që përsërit të parin, që është si ai; tjetër. Pranverë e dytë. Rini e dytë. Jetë e dytë. S'ka tjetër të dytë është i papërsëritshëm. S'ka të dytë si ai është shumë i mirë.

5. përd. em. f. Një aga të dy pjesët e barabarta, në të cilat ndahet një e tërë. Një e dyta.

6. Përd. em. f. sipas kuptimit 1 të numërorit rreshtor. E dyta B. I dyti arriti pas pesë sekondash. Doli i dyti. E dyta... pika a çështja që vjen pas së parës, së dyti...

7. përd. em. f. Gjellë zakonisht me mish, që shtrohet pas gjellës së parë (zakonisht pas supës). U shtroi të parë dhe të dytë. Si të dytë u dhanë mish me patate.

  • Vetë i dytë dy veta së bashku. Nuk e pa i pari të dytin shih te PAR/Ë,~I(i). Nuk e merr vesh (nuk e njeh) i pari të dytin shih te PAR/Ë,~I (i). Barazim i gradës se dytë mat. shih te BARAZIM,~I.