diplomë
DIPLOMË f.
1. Dokument zyrtar që i jepet dikujt si dëshmi kur mbaron një shkollë të lartë a të mesme profesionale ose një kurs të posaçëm. Diploma e universitetit. Diplomë agronomi (gjeologu, mjeku, mësuesi, tekniku). Me (pa) diplomë. Mori diplomën u diplomua.
2. Punimi, studimi a projekti që bën një student ose nxënës në mbarim të një shkolle të lartë a të mesme profesionale ose të një kursi dhe që e mbron para një komisioni shtetëror. Tema e diplomës. Projekti i diplomës. Punë diplome. Përgatit (shkruan, mbron) diplomën.
3. Dokument zyrtar që i jepet një punonjësi si dëshmi kur merr një gradë shkencore a një titull shkencor. Diplomë për gradën «doktor i shkencave» (për titullin «docent»).
4. Dokument që i jepet një njeriu, një organizate etj. për veprimtari të shquar në një fushë të caktuar. Diplomë nderi. Diploma e kampionit. U nderuan me diplomë.
- Me diplomë bised. me nam, i njohur prej kohësh e nga të gjithë (zakonisht për sjellje a veprimtari jo të mirë).