Jump to content

devizë

Nga Wiktionary

Shqip

[redaktoni]

Emër

[redaktoni]

devizë f.

  1. fin. Monedhë e huaj që shërben si mjet pagese në marrëdhëniet tregtare me shtetet e tjera dhe që mund të shkëmbehet me monedha të tjera. Devizë e fortë (e lirë). Bilanci i devizës. Kursen devizën. Ktheu në devizë. I dhanë devizë.
  2. libr. Formulë e shkurtër, e cila shpreh thelbin e një ideje a të një qëllimi, që udhëheqin dikë në sjelljet e në veprimet e tij; rregulla themelore që ndjek dikush në jetë, në punë e në veprim; moto. Deviza e revolucionit. Deviza e patriotëve tanë.

«Një për të gjithë e të gjithë për një»- kjo është deviza jonë.