orbitë
Appearance
(Përcjellë nga Orbita)
ORBITË f.
- 1. astr. Rruga që përshkon në hapësira një trup qiellor natyror ose artificial. Orbita e Tokës (e Hënës). Orbita e Marsit (e Jupiterit). Orbita e Diellit. Orbita e satelitit. Hyri në orbitë. Doli nga orbita.
- 2. spec. Rrugë e lakuar, që përshkohet nga diçka. Orbitë e mbyllur ( e hapur rrethore). Orbita e elektronit.
- 3. fig. libr. Rrethi i veprimit të dikujt a të diçkaje, sfera ku shtrihet a përhapet diçka; rruga e diçkaje. Orbita e ndikimit (e veprimit). E futi në orbitën e vet.
- 4. anat. Zgavra e syrit, gropa e kokërdhokut. Orbita e syrit.
- Doli në orbitë libr.
- a) ia nisi mirë një pune dhe hyri në rrugën e zgjidhjes së një çështjeje;
- b) ka arritur të zërë një vend të dukshëm në veprimtarinë shtetërore, shoqërore, shkencore, kulturore, artistike etj.