asnjanës
Shqip[redaktoni]
Emër[redaktoni]
asnjanës m. sh. -
- libr. Shtet, vend ose njeri që mban qëndrim asnjanës.
- gjuh. Gjinia asnjanëse.
- fiz. Përcjellësi asnjanës. Asnjanësi i tokëzuar.
Mbiemër[redaktoni]
asnjanës
- Që nuk merr anën e asnjërës nga palët ndërluftuese ose kundërshtare, që nuk mban anën as të njërit, as të tjetrit. Shtet (vend) asnjanës. Qëndrim asnjanës. Politikë asnjanëse. Vëzhgues asnjanës. Rri asnjanës.
- Që nuk mund të shërbejë si fushë luftimi ose për vendosjen e trupave ushtarake (sipas një marrëveshjeje); që nuk i përket as njërës palë, as tjetrës. Fushë (zonë) asnjanëse.
- gjuh. Që nuk është as i gjinisë mashkullore, as i gjinisë femërore; që bën pjesë në lakimin e katërt të emrave të shqipes. Gjinia asnjanëse. Emër asnjanës.
- fiz. Që nuk ka ngarkesë as pozitive, as negative. Përcjellës asnjanës.
- kim. Që nuk jep as reaksion acid, as reaksion bazik. Kripë asnjanëse. Tretësirë asnjanëse.[1]
Etimologjia[redaktoni]
Prononcimi[redaktoni]
Sinonime[redaktoni]
Antonime[redaktoni]
Fjalë rrjedhësasnjanese[redaktoni]
Në gjuhë tjera[redaktoni]
Referencat[redaktoni]
- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0