negativ

Nga Wiktionary

NEGATIV m.

  • 1. Pasqyrim i një sendi në një pllakë fotografike ose në një film, ku pjesët e ndriçuara të figurës paraqiten të errëta, ndërsa pjesët e errëta dalin të ndriçuara; filmi ose pllaka me këtë pasqyrim.
  • 2. elektr. Poli negativ.


NEGATIV mb.

  • 1. Mohues; kund. pozitiv. Përgjigje negative.
  • 2. Që është kundër diçkaje, që nuk e miraton diçka, që e hedh poshtë vlerën ose dobinë e diçkaje. Mendim (qëndrim) negativ. Prirje negative. Kritikë negative.
  • 3. Që ndikon keq mbi dikë a mbi diçka, që nuk e ndihmon zhvillimin, që pengon, që ka veti të dëmshme. Kushte negative. Faktorë negativë. Ndikim negativ. Shfaqje (dukuri) negative. Shembull negativ. Pasoja negative.
  • 4. Që nuk jep përfundimin e dëshiruar; që është i padobishëm dhe pa vlerë. Përfundime (rezultate) negative. Notë negative notë pakaluese në shkollë.
  • 5. Që ka cilësi të këqija, të padëshirueshme; që nuk është i dobishëm ose që është i dëmshëm për shoqërinë; që ka qëndrim dhe sjellje të dobët; i keq. Njeri negativ. Tipare negative. Anët negative. Personazhe negative. let.
  • 6. fiz. Që ka elektricitet të përbërë nga një rrymë elektronesh, që ka elektricitet si ai që formohet duke fërkuar ebanitin me një rrobë të leshtë; kund. pozitiv. Ngarkesë negative. Elektricitet negativ. Tension negativ. Pol negativ.
  • 7. matem. Që është më i vogël se zeroja, që ka shenjën - (minus) përpara. Numër negativ.
  • 8. mjek. Që nuk ka shenja bakteresh, mikrobesh etj. në analizat e laboratorëve; që nuk është i prekur nga një sëmundje.